Guide / manual / handbook
Ndjekja penale e krimit të urrejtjes në udhëkryqin midis krimit të urrejtjes dhe “gjuhës së urrejtjes” si vepër penale: udhëzues praktik
Ky udhëzues plotëson udhëzimet ekzistuese të ODIHR-it mbi ndjekjen penale të krimeve të urrejtjes duke përshkruar dallimet ligjore dhe konceptuale midis krimeve të urrejtjes dhe “gjuhës së urrejtjes” si vepër penale; përshkruar pasojat e përdorimit të gabuar të dispozitave mbi “gjuhën e urrejtjes” për të ndjekur penalisht krimet e urrejtjes dhe duke ofruar udhëzime praktike për ta shmangur këtë praktikë; dhe dhënë rekomandime për përmirësimin e praktikave në nivel kombëtar. Ky botim nuk jep udhëzime mbi trajtimin e rasteve individuale të ndonjë forme të “gjuhës së urrejtjes” të parashikuar si vepër penale dhe as nuk sugjeron se cilat forma të sjelljes duhet të kriminalizohen.
Udhëzuesi përfshin Pemën e Vendimmarrjes së Prokurorit, e cila tregon se si duhet të zbatohen dispozitat për krimet e urrejtjes dhe si dallohen ato nga veprat penale të ‘gjuhës së urrejtjes’; ai gjithashtu skicon veprat e tjera përkatëse që ndodhen në udhëkryqin midis krimeve të urrejtjes dhe ‘gjuhës së urrejtjes’ si vepër penale.- Data:
- Burimi:
- OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
- Botues:
- Organization for Security and Co-operation in Europe
- Puna jonë:
- Toleranca dhe mosdiskriminimi